Zejtari, dizajn dhe zhvillim i produkteve

Ju mësoni

  • teknikat e zejtarisë
  • lidhur me materialet e ndryshme
  • lidhur me dizajnin e qëndrueshëm dhe zhvillimin e produkteve
  • lidhur me skicat dhe projektet e prodhimit
  • zejtari dhe histori kulturore

Duhet të jeni

  • të interesuar të punoni me duar
  • të interesuar të projektoni dhe të bëni objekte
  • të saktë dhe mbrojtës

Ju bëheni

  • orëndreqës, arpunues ose argjendar
  • rrobaqepës fustanesh, kostumesh për burra ose kostumesh popullore
  • prodhues dollapësh, drugdhendës ose ndërtues organosh
  • poçar, këpucar ose farkëtar
    Shiko gjithë profesionet dhe kompetencat

Vendet e punës

  • kompani dizajni dhe zejtarie
  • dyqan rrobaqepësi
  • teatër ose opera
  • kompania juaj
  • Më shumë arsim

    Arsimi dhe trajnimi profesional çojnë në kompetencë profesionale (me ose pa certifikatë tregtie ose punëtori të kualifikuar). Pas përfundimit të arsimit dhe trajnimit profesional mund të filloni të punoni ose të bëni arsim të mëtejshëm:

    • Mund të bëni arsim të mëtejshëm në një kolegj profesional tretësor. Arsimi profesional tretësor është mbi arsimin e lartë sekondar profesional dhe ofron arsim profesional të mëtejshëm i cili mund të përdoret direkt në jetën e punës.
    • Mund të bëni një Program suplementar Vg3 për certifikim të përgjithshëm për pranim në universitet
      – pas Vg2 ose
      – pas arritjes të kompetencës profesionale.
      Pastaj do të keni mundësinë të bëni arsimin e lartë në një kolegj ose universitet. Mos harroni se disa programe studimi, si për shembull studimet në inxhinieri, shkencë dhe mjekësi kërkojnë që të bëni disa lëndë të caktuara shkencore.
    • Gjithashtu mund të aplikoni për arsimin e lartë pas një kursi paraprak ose përmes rrugës Y, rruga profesionale për arsimin e lartë. Rruga Y është synuar për ata me eksperiencë profesionale përkatëse. Kurset paraprake dhe rruga Y përdoren më zakonisht për studimet në shkencë dhe inxhinieri.