Shitjet, shërbimi dhe turizmi

Ju mësoni

  • lidhur me operacionet ekonomike dhe operacionet e qëndrueshme
  • zmarketingun, sipërmarrjen dhe inovacionin
  • administrimin dhe mjetet dixhitale
  • turizmin dhe udhëtimin
  • marrëdhëniet me klientin dhe shitjet
  • aplanifikimin dhe implementimin e masave të sigurisë

Ju duhet që

  • të jeni të organizuar, të strukturuar dhe të orientuar drejt rezultatit
  • të jeni kreativë dhe të keni aftësi të mendoni në mënyrë strategjike
  • të jeni të interesuar të komunikoni me njerëzit
  • të jeni të hapur ndaj kulturave dhe traditave të ndryshme

Ju bëheni

Vendet e punës

  • dyqanet ose kompania juaj
  • zyrat dhe hotelet
  • firmat e sigurisë, qendrat e alarmeve të emergjencës ose aeroportet
  • agjencitë e turizmit dhe udhëtimit

Më shumë arsim

Arsimi dhe trajnimi profesional çojnë në kompetencë profesionale (me ose pa certifikatë tregtie ose punëtori të kualifikuar). Pas përfundimit të arsimit dhe trajnimit profesional mund të filloni të punoni ose të bëni arsim të mëtejshëm:

  • Mund të bëni arsim të mëtejshëm në një kolegj profesional tretësor. Arsimi profesional tretësor është mbi arsimin e lartë sekondar profesional dhe ofron arsim profesional të mëtejshëm i cili mund të përdoret direkt në jetën e punës.
  • Mund të bëni një Program suplementar Vg3 për certifikim të përgjithshëm për pranim në universitet
    – pas Vg2 ose
    – pas arritjes të kompetencës profesionale.
    Pastaj do të keni mundësinë të bëni arsimin e lartë në një kolegj ose universitet. Mos harroni se disa programe studimi, si për shembull studimet në inxhinieri, shkencë dhe mjekësi kërkojnë që të bëni disa lëndë të caktuara shkencore.
  • Gjithashtu mund të aplikoni për arsimin e lartë pas një kursi paraprak ose përmes rrugës Y, rruga profesionale për arsimin e lartë. Rruga Y është synuar për ata me eksperiencë profesionale përkatëse. Kurset paraprake dhe rruga Y përdoren më zakonisht për studimet në shkencë dhe inxhinieri.