Parukeri, lule, dizajn i ambienteve të brendshme dhe dyqaneve

Ju mësoni

  • dizajnin dhe shprehitë vizuale
  • zhvillimin e aftësive kreative
  • zhvillimin dhe përdorimin e teknikave dhe shprehive të ndryshme
  • historinë e stileve dhe trendeve
  • komunikimin dhe marrëdhëniet me klientin

Duhet të jeni

  • kreativë dhe me prirje estetike
  • të interesuar të punoni me duar
  • të interesuar në format e ekspresionit
  • të saktë dhe mbrojtës

Ju bëheni

Vendet e punës

  • dyqan lulesh ose punishte lulesh
  • sallon parukerie ose teatër
  • iagjenci reklamash, dizajni dhe mediash
  • kompania juaj

Më shumë arsim

Arsimi dhe trajnimi profesional çojnë në kompetencë profesionale (me ose pa certifikatë tregtie ose punëtori të kualifikuar). Pas përfundimit të arsimit dhe trajnimit profesional mund të filloni të punoni ose të bëni arsim të mëtejshëm:

  • Mund të bëni arsim të mëtejshëm në një kolegj profesional tretësor. Arsimi profesional tretësor është mbi arsimin e lartë sekondar profesional dhe ofron arsim profesional të mëtejshëm i cili mund të përdoret direkt në jetën e punës.
  • Mund të bëni një Program suplementar Vg3 për certifikim të përgjithshëm për pranim në universitet
    – pas Vg2 ose
    – pas arritjes të kompetencës profesionale.
    Pastaj do të keni mundësinë të bëni arsimin e lartë në një kolegj ose universitet. Mos harroni se disa programe studimi, si për shembull studimet në inxhinieri, shkencë dhe mjekësi kërkojnë që të bëni disa lëndë të caktuara shkencore.
  • Gjithashtu mund të aplikoni për arsimin e lartë pas një kursi paraprak ose përmes rrugës Y, rruga profesionale për arsimin e lartë. Rruga Y është synuar për ata me eksperiencë profesionale përkatëse. Kurset paraprake dhe rruga Y përdoren më zakonisht për studimet në shkencë dhe inxhinieri.