Këtu mësoni
- rreth materialeve natyrore dhe formimit të peizazhit
- rreth peshkimit dhe jetës së jashtme
- rreth blegtorisë dhe mirëqenies së kafshëve
- rreth bimëve dhe proceseve natyrore
- rreth prodhimit biologjik
Duhet që
- të jeni me mendje praktike
- të jeni të interesuar të punoni jashtëm
- të jeni të kujdesshëm drejt njerëzve, kafshëve dhe mjedisit
Mund të bëheni
- kopshtar ose agronom
- kopshtar në instalime ose operator në fusha sportive
- punëtor pylltarie
- nallban ose punëtor i kualifikuar për kuaj
- punëtor i kualifikuar në mbajtjen e renave
- peshkatar ose punëtor i kualifikuar për akuakulturë
Shiko gjithë profesionet dhe zanatet
Këtu arrini
- certifikim të përgjithshëm për pranim në universitet dhe mund të bëni arsimin e lartë nëse zgjidhni përgatitje për studime Vg3 përdorimi i natyrës
Vendet e punës
- impiante të reja dhe mirëmbajtje në ndërmarrje publike dhe private
- bujqësi ose pylltari
- kopshtari ose hortikulturë
- peshkim dhe kultivimi i peshkut
- kultivimi i renave
Më shumë arsim
Arsimi dhe trajnimi profesional çojnë në kompetencë profesionale (me ose pa certifikatë tregtie ose punëtori të kualifikuar). Pas përfundimit të arsimit dhe trajnimit profesional mund të filloni të punoni ose të bëni arsim të mëtejshëm:
- Mund të bëni arsim të mëtejshëm në një kolegj profesional tretësor. Arsimi profesional tretësor është mbi arsimin e lartë sekondar profesional dhe ofron arsim profesional të mëtejshëm i cili mund të përdoret direkt në jetën e punës.
- Mund të bëni një Program suplementar Vg3 për certifikim të përgjithshëm për pranim në universitet
– pas Vg2 ose
– pas arritjes të kompetencës profesionale.
Pastaj do të keni mundësinë të bëni arsimin e lartë në një kolegj ose universitet. Mos harroni se disa programe studimi, si për shembull studimet në inxhinieri, shkencë dhe mjekësi kërkojnë që të bëni disa lëndë të caktuara shkencore. - Gjithashtu mund të aplikoni për arsimin e lartë pas një kursi paraprak ose përmes rrugës Y, rruga profesionale për arsimin e lartë. Rruga Y është synuar për ata me eksperiencë profesionale përkatëse. Kurset paraprake dhe rruga Y përdoren më zakonisht për studimet në shkencë dhe inxhinieri.