Ju mësoni
- lidhur me punën që promovon shëndetin
- lidhur me shëndetin mendor dhe fizik
- lidhur me anatominë e trupit
- lidhur me komunikimin dhe bashkëveprimin
- lidhur me zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve
- lidhur me dietën, të ushqyerit dhe higjienën
Duhet të jeni
- të dashur dhe të dhembshur me të tjerët
- të mirë në komunikim
- të mirë në bashkëveprimin me të tjerët
Ju bëheni
- punonjës i shëndetësisë, punonjës ambulance ose spitali
- terapist profesional ose punonjës për kujdesin e fëmijëve dhe të rinjve
- teknik farmacie, sekretar mjekësor ose sekretar i shëndetit oral
- punonjës i kujdesit për lëkurën, kiropodist ose teknik ortopedik
Shiko gjithë profesionet dhe kompetencat
Vendet e punës
Më shumë arsim
Arsimi dhe trajnimi profesional çojnë në kompetencë profesionale (me ose pa certifikatë tregtie ose punëtori të kualifikuar). Pas përfundimit të arsimit dhe trajnimit profesional mund të filloni të punoni ose të bëni arsim të mëtejshëm:
- Mund të bëni arsim të mëtejshëm në një kolegj profesional tretësor. Arsimi profesional tretësor është mbi arsimin e lartë sekondar profesional dhe ofron arsim profesional të mëtejshëm i cili mund të përdoret direkt në jetën e punës.
- Mund të bëni një Program suplementar Vg3 për certifikim të përgjithshëm për pranim në universitet
– pas Vg2 ose
– pas arritjes të kompetencës profesionale.
Pastaj do të keni mundësinë të bëni arsimin e lartë në një kolegj ose universitet. Mos harroni se disa programe studimi, si për shembull studimet në inxhinieri, shkencë dhe mjekësi kërkojnë që të bëni disa lëndë të caktuara shkencore. - Gjithashtu mund të aplikoni për arsimin e lartë pas një kursi paraprak ose përmes rrugës Y, rruga profesionale për arsimin e lartë. Rruga Y është synuar për ata me eksperiencë profesionale përkatëse. Kurset paraprake dhe rruga Y përdoren më zakonisht për studimet në shkencë dhe inxhinieri.