Ju mësoni
- të prodhoni dhe ndërtoni ndërtesa dhe komplekse të reja
- të rinovoni dhe mirëmbani ndërtesa dhe komplekse
- lidhur me klimën dhe teknologjinë
- të përdorni vizatime, përshkrime dhe llogaritje
- lidhur me cilësinë dhe sigurinë
- njohuri rreth materialeve
Duhet që të jeni
- me mendje praktike dhe t’ju vijë ndoresh të punoni me dorë
- të pavarur dhe të saktë
- bashkëpunues me të tjerët
Ju bëheni
- punëtor për ndërtimin e rrugëve dhe ndërtesave, ose asfaltues
- parkitekt kopshti, kopshtar ose operator i makinerive të ndërtimit
- bojaxhi, murator, marangoz ose hidraulik
- skelarist, çatibërës ose teneqexhi
- marangoz i produkteve të drurit ose xhamaxhi
<!--#4DVAR WS_URL("Shiko gjithë profesionet dhe kompetencat"; "WA_Kursbeskrivelser";"&Program=V.BA&Kurs=V.BABAT1----&Side=1.3"";"";")--> : ## Error # 13
Vendet e punës
- sipërmarrje publike ose private
- sipërmarrje zejtarie të mëdha ose të vogla
- sipërmarrje industriale ose ndërtimi
Më shumë arsim
Arsimi dhe trajnimi profesional çojnë në kompetencë profesionale (me ose pa certifikatë tregtie ose punëtori të kualifikuar). Pas përfundimit të arsimit dhe trajnimit profesional mund të filloni të punoni ose të bëni arsim të mëtejshëm:
- Mund të bëni arsim të mëtejshëm në një kolegj profesional tretësor. Arsimi profesional tretësor është mbi arsimin e lartë sekondar profesional dhe ofron arsim profesional të mëtejshëm i cili mund të përdoret direkt në jetën e punës.
- Mund të bëni një Program suplementar Vg3 për certifikim të përgjithshëm për pranim në universitet
– pas Vg2 ose
– pas arritjes të kompetencës profesionale.
Pastaj do të keni mundësinë të bëni arsimin e lartë në një kolegj ose universitet. Mos harroni se disa programe studimi, si për shembull studimet në inxhinieri, shkencë dhe mjekësi kërkojnë që të bëni disa lëndë të caktuara shkencore. - Gjithashtu mund të aplikoni për arsimin e lartë pas një kursi paraprak ose përmes rrugës Y, rruga profesionale për arsimin e lartë. Rruga Y është synuar për ata me eksperiencë profesionale përkatëse. Kurset paraprake dhe rruga Y përdoren më zakonisht për studimet në shkencë dhe inxhinieri.