Arti, dizajni dhe arkitektura

Këtu mësoni

  • të vizatoni
  • t’i jepni formë objekteve dhe materialeve të ndryshme
  • të zhvilloni më tej aftësitë tuaja kreative
  • rreth artit dhe kulturës
  • rreth zhvillimeve lokale dhe urbane
  • lëndëve teorike

Duhet që

  • ta doni vizatimin
  • të jeni kreativ
  • të jeni të interesuar në dizajn, forma dhe ngjyra
  • të jeni të interesuar në estetikë
  • të jeni të interesuar në krijimin e diçkaje

Këtu arrini

  • certifikim të përgjithshëm për pranim në universitet dhe mund të bëni arsimin e lartë

Nëse bëni arsimin e lartë, mes të tjerash, bëheni

  • arkitekt, arkitekt peizazhi ose arkitekt i brendshëm
  • dizenjues projekti, dizenjues industrial ose dizenjues grafik
  • ndërmjetës arti dhe kulture, kurator ose artist
    Gjithashtu mund të bëni arsim për profesione të tjera - me certifikimin e përgjithshëm për pranim në universitet mund të aplikoni për shumicën e studimeve në kolegje dhe universitete.

Vendet e punës mund të jenë

  • zyra e një arkitekti ose kompanie ndërtimi dhe sipërmarrjeje
  • kompani prodhimi ose agjenci dizajni
  • muze, galeri ose studio artisti

Pranimi në arsimin e lartë

Me certifikimin e përgjithshëm për pranimin në universitet ju mund të aplikoni për shumicën e studimeve në kolegje dhe universitete. Sidoqoftë, disa studime kanë kërkesa të veçanta për pranimin:

  • Testet e pranimit: Disa studime kërkojnë një test praktike për pranimin. Shembuj të këtyre studimeve janë studimet kreative ose sportive.
  • Kërkesat për shkencat: Disa studime kërkojnë që të bëni disa lëndë të caktuara shkencore. Shembuj të këtyre studimeve janë studimet në inxhinieri, shkencë dhe mjekësi. Mund t’i gjeni kërkesat për pranimin në kolegje dhe universitete në samordnaopptak.no. Në disa programe arsimore mund të jetë e vështirë të gjeni vend në orar për të zgjedhur të gjitha shkencat që ju duhen. Nëse zgjidhni specializim në studimet e përgjithshme me shkencat natyrore dhe matematikën në Vg2 dhe Vg3 keni mundësinë më të lartë të jeni në gjendje të merrni shkencat që ju duhen.

Valg av fag i utdanningsprogram for kunst, design og arkitektur

  • Tre programfag kan du velge selv, ett på Vg2 og to på Vg3.
    • De valgfrie programfagene kan være videre spesialisering innen
      kunst, design og arkitektur og/eller fag fra et annet programområde i studieforberedende utdanningsprogram (for eksempel realfag eller fremmedspråk).
    • Det er opp til skolen din hvilke programfag som tilbys.
    • Hadde du ikke fremmedspråk på ungdomstrinnet? Da må du ta fremmedspråk som fellesfag på Vg3 istedenfor det valgfrie programfaget på Vg3.
  • Har du spesielle framtidsdrømmer? Da bør du sjekke opptakskravene til studiene, før du velger fag.
  • Programfag i fremmedspråk og realfag gir tilleggspoeng ved opptak til høyere utdanning.

Formgivingsfag i utdanningsprogram for studiespesialisering (gammel ordning)