Vis meny

Shërbim dhe transport

Zanate

Këtu mësoni

  • rreth marrëdhënieve me klientin dhe shitjeve
  • rreth administrimit dhe përpunimit të tekstit
  • rreth udhëtimit, turizmit dhe transportit të mallrave
  • rreth përpunimit elektronik të dokumenteve
  • rreth legjislacionit dhe rregullave

Duhet që

  • të jeni të sjellshë, të shoqërueshëm dhe të gatshëm për shërbime
  • të jeni të interesuar të punoni me njerëzit
  • të jeni të hapur për kultura dhe tradita të ndryshme

Mund të bëheni

  • përfaqësues shërbimi ICT
  • agjent udhëtimi ose recepsionist
  • punëtor zyre dhe administrate ose përfaqësues shitjesh
  • roje sigurie
  • operator i logjistikës ose shofer transporti
    Shiko gjithë profesionet dhe kompetencat

Vendet e punës

  • zyra publike ose private
  • kompani sigurie
  • agjenci udhëtimi ose recepsione
  • industri shitjesh ose ndërmarrje IT
  • industri transporti (njerëz ose mallra)

Më shumë arsim

Arsimi dhe trajnimi profesional çojnë në kompetencë profesionale (me ose pa certifikatë tregtie ose punëtori të kualifikuar). Pas përfundimit të arsimit dhe trajnimit profesional mund të filloni të punoni ose të bëni arsim të mëtejshëm:

  • Mund të bëni arsim të mëtejshëm në një kolegj profesional tretësor. Arsimi profesional tretësor është mbi arsimin e lartë sekondar profesional dhe ofron arsim profesional të mëtejshëm i cili mund të përdoret direkt në jetën e punës.
  • Mund të bëni një Program suplementar Vg3 për certifikim të përgjithshëm për pranim në universitet
    – pas Vg2 ose
    – pas arritjes të kompetencës profesionale.
    Pastaj do të keni mundësinë të bëni arsimin e lartë në një kolegj ose universitet. Mos harroni se disa programe studimi, si për shembull studimet në inxhinieri, shkencë dhe mjekësi kërkojnë që të bëni disa lëndë të caktuara shkencore.
  • Gjithashtu mund të aplikoni për arsimin e lartë pas një kursi paraprak ose përmes rrugës Y, rruga profesionale për arsimin e lartë. Rruga Y është synuar për ata me eksperiencë profesionale përkatëse. Kurset paraprake dhe rruga Y përdoren më zakonisht për studimet në shkencë dhe inxhinieri.

Më shumë mbi Shërbim dhe transport