Vis meny

Teknikë dhe prodhim industrial

Zanate

Këtu mësoni

  • rreth planifikimit të prodhimit dhe proceseve të prodhimit
  • rreth motorëve, automjeteve me motor dhe pajisjeve të prodhimit
  • rreth proceseve kimike dhe teknikave kimike
  • rreth shëndetit, mjedisit dhe sigurisë

Duhet që

  • të jeni me mendje praktike dhe të mirë në punën me duar
  • të jeni të pavarur dhe të përpiktë
  • të jeni të interesuar në teknologjinë e re

Mund të bëheni

  • konstruktor alumini, saldues ose përpunues i pllakave metalike
  • vegëlbërës, prodhues instrumentesh dhe veglash ose bravandreqës
  • libralidhës ose tipograf grafik
  • laborant i kualifikuar ose operator i procesit kimik industrial
  • qepës industrial, operator për trikotazh ose operator i lanvanderisë
  • teknik riparimi i trupit të automjeteve me motor, mekanik automjetesh me motor bojaxhi automjetesh
  • reparator ose mekanik i automjeteve, i makinave bujqësore ose mekanik motorësh
  • operator shpues ose operator pusi
  • marinar ose motorist
    Shiko gjithë profesionet dhe kompetencat

Vendet e punës

  • industria teknike dhe elektromekanike
  • industria e anijeve ose e automjeteve
  • industria e procesit kimik ose industria tekstile
  • industria e makinave ose e naftës

Më shumë arsim

Arsimi dhe trajnimi profesional çojnë në kompetencë profesionale (me ose pa certifikatë tregtie ose punëtori të kualifikuar). Pas përfundimit të arsimit dhe trajnimit profesional mund të filloni të punoni ose të bëni arsim të mëtejshëm:

  • Mund të bëni arsim të mëtejshëm në një kolegj profesional tretësor. Arsimi profesional tretësor është mbi arsimin e lartë sekondar profesional dhe ofron arsim profesional të mëtejshëm i cili mund të përdoret direkt në jetën e punës.
  • Mund të bëni një Program suplementar Vg3 për certifikim të përgjithshëm për pranim në universitet
    – pas Vg2 ose
    – pas arritjes të kompetencës profesionale.
    Pastaj do të keni mundësinë të bëni arsimin e lartë në një kolegj ose universitet. Mos harroni se disa programe studimi, si për shembull studimet në inxhinieri, shkencë dhe mjekësi kërkojnë që të bëni disa lëndë të caktuara shkencore.
  • Gjithashtu mund të aplikoni për arsimin e lartë pas një kursi paraprak ose përmes rrugës Y, rruga profesionale për arsimin e lartë. Rruga Y është synuar për ata me eksperiencë profesionale përkatëse. Kurset paraprake dhe rruga Y përdoren më zakonisht për studimet në shkencë dhe inxhinieri.

Më shumë mbi Teknikë dhe prodhim industrial