Vis meny

Ndërtim dhe konstruksion

Zanate

Këtu mësoni

  • prodhimin dhe ndërtimin e ndërtesave dhe impianteve të reja
  • rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave dhe impianteve
  • rreth instalimeve teknike
  • rreth cilësisë dhe sigurisë
  • njohuri rreth materialeve

Duhet që

  • të jeni me mendje praktike dhe të mirë në punën me duar
  • të jeni të pavarur dhe të përpiktë
  • të jeni të mirë në bashkëpunimin me të tjerët

Mund të bëheni

  • punëtor rruge dhe konstruksioni ose asfaltues
  • punëtor hekurudhe ose operator i makinerive/automjeteve të konstruksionit
  • bojaxhi, murator, zdrukthëtar ose hidraulik
  • skelarist, çatibërës ose teneqexhi
  • zdrukthëtar i prodhimeve të drurit ose punëtor i kualifikuar i qelqit

Vendet e punës

  • ndërmarrje publike ose private
  • ndërmarrje të mëdha ose të vogla zejtarie
  • ndërmarrje industriale ose sipërmarrëse

Më shumë arsim

Arsimi dhe trajnimi profesional çojnë në kompetencë profesionale (me ose pa certifikatë tregtie ose punëtori të kualifikuar). Pas përfundimit të arsimit dhe trajnimit profesional mund të filloni të punoni ose të bëni arsim të mëtejshëm:

  • Mund të bëni arsim të mëtejshëm në një kolegj profesional tretësor. Arsimi profesional tretësor është mbi arsimin e lartë sekondar profesional dhe ofron arsim profesional të mëtejshëm i cili mund të përdoret direkt në jetën e punës.
  • Mund të bëni një Program suplementar Vg3 për certifikim të përgjithshëm për pranim në universitet
    – pas Vg2 ose
    – pas arritjes të kompetencës profesionale.
    Pastaj do të keni mundësinë të bëni arsimin e lartë në një kolegj ose universitet. Mos harroni se disa programe studimi, si për shembull studimet në inxhinieri, shkencë dhe mjekësi kërkojnë që të bëni disa lëndë të caktuara shkencore.
  • Gjithashtu mund të aplikoni për arsimin e lartë pas një kursi paraprak ose përmes rrugës Y, rruga profesionale për arsimin e lartë. Rruga Y është synuar për ata me eksperiencë profesionale përkatëse. Kurset paraprake dhe rruga Y përdoren më zakonisht për studimet në shkencë dhe inxhinieri.

Më shumë mbi Ndërtim dhe konstruksion